Drake befason në koncertin e Qendresës në Toronto, dy artistët performojnë bashkë

Drake befason në koncertin e Qendresës në Toronto, dy artistët performojnë bashkë

Showbiz November 17, 2026 - 13:38

Reperi kanadez Drake ka surprizuar publikun gjatë një prej koncerteve të këngëtares shqiptare Qendresa, duke u shfaqur papritur në skenë në Toronto.

Artisti iu bashkua këngëtares për të interpretuar së bashku këngën “Slap The City”, duke shkaktuar entuziazëm te fansat. Pamjet nga performanca janë shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke e bërë momentin viral.

Bashkëpunimi mes dy artistëve kishte nisur më herët, kur Drake e përfshiu Qendresën, një artiste e re në ngritje, në albumin e tij.

Kënga “Slap The City” ka grumbulluar deri më tani mbi nëntë milionë shikime në YouTube.

Paraqitja e reperit në koncertin e artistes shqiptare vjen në vazhdën e vëmendjes që ai ka treguar kohëve të fundit ndaj kulturës dhe simboleve shqiptare. /kultplus