Ylli i Manchester Unitedit diagnostifikohet me kancer

Sport February 16, 2019 - 12:22
Detajet

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Max Taylor ka marrë disa lajme pozitive në betejën e tij kundër kancerit.

Taylor - i cili së fundmi e ka ndryshuar emrin nga Max Dunne - është operuar me sukses nga kimioterapia.

Anëtari i Manchester Unitedit U-23 do të monitorohet nga afër, teksa nga klubi e presin me padurim rikuperimin e tij, shkruan Zëri.

Image

Taylor është ende në proces të rikuperimit dhe do të vazhdojë të punojë me departamentin mjekësor të klubit.

"Do të doja t'i falënderoja të gjithë në klub që më kanë ndihmuar nga dita e parë", tha Taylor.

"Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se sa familja ime më ka ndihmuar në këtë proces, gjithashtu"./Zëri/