Futbollisti i Kosovës e ka një premtim publik për Genta Canën

Sport February 19, 2019 - 21:16
Zbuloni detajet

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Lirim Kastrati, po shkëlqen me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci, raporton Zëri.info.

Për shërbimet e talentit kosovar, kanë filluar që të interesohen disa skuadra të njohura në Kontinentin e Vjetër.

Ai ka realizuar së fundmi një intervistë për Klan Kosova.

Kastrati i ka bërë një premtim publik gazetares Genta Cana e cila e pyeti për interesimin e një klubi të Bundesligës. "Të premtoj publikisht se t'i do të jesh gazetarja e parë që do të mësosh lajmin", i ka thënë Kastrati - Canës.

Lirim Kastrati që nga viti 2017 është pjesë e Lokomotivës.

Në 24 ndeshje me këtë ekip ka realizuar dhjetë gola.

22-vjeçari e ka realizuar një paraqitje për Përfaqësuesen A të Kosovës. /Zëri.info

Image