Gjermania triumfon ndaj Holandës

Gjermania triumfon ndaj Holandës

Sport March 24, 2019 - 22:45
Lexoni detajet

Ka përfunduar ndeshje dramatike mes Holandës dhe Gjermanisë.

Nga kjo ndeshje Gjermania ka arritur ti marrë tre pikë në këtë përballje tejet dramatike në kuadër të Grupit C, transmeton “Zëri.info”.

Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 3 me 2.

Gjermanët e filluan ndeshjen më mirë, duke kaluar në epërsi me anë të Leroy Sane në minutën e 15’.

Epërsinë për Gjermaninë e dyfishoi Serge Gnabry (34’), ku me këtë rezultat edhe u mbyll pjesa e parë.

Holanda u këndell në pjesën e dytë, duke arritur ta ngushtoi epërsinë me anë të Matthijs De Ligt (48’).

Holandezët arritën ta barazonin rezultatin me anë të Memphis Depayt, që realizoi në minutën e 63’-të.

Por, gjermanët nuk u ndalën me kaq, pasi Nico Schulz arriti ta rikthente epërsinë (90’).

Në Grupin C, Irlanda e Veriut është lidere me gjashtë pikë, e ndjekur nga Gjermania me tre aq sa ka edhe Holanda në vendin e tretë, ndërsa Estonia dhe Bjellorusia janë pa pikë./ZERI