Vëmendja larg Ligës së Kampionëve, e pabesueshme çfarë bëri mbrëmë Buffon

Vëmendja larg Ligës së Kampionëve, e pabesueshme çfarë bëri mbrëmë Buffon

Sport April 18, 2019 - 15:56
Detajet

Derisa e gjithë bota e futbollit e kishte vëmendjen te drama e Ligës së Kampionëve, një moment interesant ndodhi në ndeshjen mes Paris Saint-Germain dhe Nantes.

Në rast të fitores, parisienët do të shpalleshin kampion i Ligës 1, megjithatë kjo nuk ishte në plan të parë, shkruan Zëri.

Skuadra e Thomas Tuchel pësoi humbje 3:2 duke e shtyrë festën për titull.

Por, një dalje nga porta e nga ana portierit italian, Gianluigi Buffon mori vëmendjen e shumë njerëzve së fundmi.

Kur rezultati ishte 3:1, Buffon nuk u durua dhe doli nga porta në mesfushë për të luajtur me bashkëlojtarët e tij.

Kjo edhe ka mundur t’i kushtojë rëndë PSG-s, por Buffon bëri një pritje të mirë dhe në fund u duartrokit./Zëri/