Yllit të Vushtrrisë i pëlqen Superliga, analizon garën për titull të kampionit

Yllit të Vushtrrisë i pëlqen Superliga, analizon garën për titull të kampionit

Sport April 22, 2019 - 23:08
Detajet

Vushtrria është lider i Ligës së Parë këtë edicion dhe pretendent kryesor për inkuadrim në Superligën e Kosovës.

Ndërkaq, sulmuesi i Vushtrrisë, Labinot Osmani duket të jetë i gatshëm për inkuadrim në një nivel më lart.

Dhe Osmani gjithashtu ka folur edhe për tri skuadrat që po e kërkojnë titullin këtë edicion në Superligë, shkruan Zëri.

"Është mirë që nuk është shkëputur një skuadër, por janë tri skuadra, të cilat e meritojnë titullin", tha Osmani në "Dueli Sportiv".

"Gara për titull është tejet interesante, i përcjelli ndeshjet kur nuk kemi për të luajtur me Vushtrrinë", shtoi Osmani.

"Nga edicioni i ardhshëm, shpresoj që të jemi edhe ne në Superligë", pohoi Osmani./Zëri/