Bylbyl Sokoli i kënaqur me fitoren, por tregohet modest në këtë aspekt

Bylbyl Sokoli i kënaqur me fitoren, por tregohet modest në këtë aspekt

Sport April 22, 2019 - 23:53
Detajet

Ferizaj regjistroi sot fitoren e radhës në Superligën e Kosovës.

Pas fitores ndaj Feronikelit, Ferizaj mposhti sot Flamurtarin me rezultat 3:1, shkruan Zëri.

Ndërkaq, trajneri Bylbyl Sokoli thotë se kishte një fitore tejet e rëndësishme.

"Isha optimist para ndeshjes, por e dija se do të jetë një ndeshje e vështirë", tha Sokoli në "Dueli Sportiv".

"Një fitore shumë e vështirë, por e rëndësishme", vlerësoi Sokoli.

"Tani kemi gjasa reale, por që ende është herët të flasim për daljen nga barazhi", u shpreh "Profa"./Zëri/