E kishte përjetuar tmerrin në Serbi, ky është rrëfimi i trajnerit të njohur

E kishte përjetuar tmerrin në Serbi, ky është rrëfimi i trajnerit të njohur

Sport April 26, 2019 - 14:45
Detajet

Veselin Vujovic është njëri prej hendbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave në ish-Jugosllavi, me fanellën e së cilës kohë më parë e ka fituar edhe titullin e kampionit botëror, shkruajnë mediat kroate, përcjell zeri.info.

Por, vetëm pak kohë pas emërimit të tij në krye të KH Zeleznicar nga Nishi, ish-hendbollisti malazez e kishte kuptuar se është mashtruar, duke dhënë dorëheqje nga drejtimi i skuadrës serbe.

Një në tregim të gjatë për mediat kroate, Vujovic tregon tmerrin që kishte përjetuar në Serbi.

“Jam nënçmuar. më kanë denigruar si njeri dhe si trajner. Në fillim dukeshin shumë serioz. kam pasur oferta nga Polonia, ku është dashur të shkoj të hënën, por nga Nishi më kanë telefonuar të premten, duke më premtuar kodra dhe fusha, vetëm e vetëm të nënshkruaj me ta. Plani ka qenë që në jugun e Serbisë të formojmë një klub kulmor, i cili do të jetë i një niveli me klubet e regjionit. Shumë shpejt e kam kuptuar se nga kjo nuk ka asgjë. As një për qind e premtimeve nuk janë realizuar”, ka thënë Vujovic.

Ai më tutje tregon edhe faktin se as hendbollistët nuk janë paguar, madje, thotë ai, u kam dhënë para atyre edhe për kafe.

“Këto nuk janë situata normale. ka qenë një kolaps total. Paramendoni në ora dhjetë të natës të mos keni në dispozicion autobus për të luajtur si mysafir. Hendbollistët me muaj të tërë nuk janë paguar. Këto janë gjëra nënçmuese. Gjatë ndeshjeve si mysafirë autobusi ndalet për pushim. Pauaa është për një gjysmë ore, ndërsa unë i shoh hendbollistët që nuk kanë para as për kafe e as për ndonjë çokolatë. Nga xhepi im u kamë dhënë atyre para. Mund t’ju jap një herë, dy, por jo edhe dhjetë herë. Përkundër këtyre gjërave, hendbollistët janë sjellë në mënyrë profesionale, gjë për të cilën i falënderoj”, ka vazhduar më tej Vujovic, i cili në të njëjtën kohë është edhe përzgjedhës i Sllovenisë. .

“Momentalisht jam përzgjedhës i Sllovenisë, kam punë, ndërsa që dje i kam marrë dy oferta. Njërën nga Polonia e tjetrën nga Rumania. Së pari dua të pushoj, ndërsa më pas do të vendos për të ardhmen time’, ka përfunduar i dëshpëruar Vujovic. /Zëri.info