Mediet turke: Klubi i madh i La Ligës shpreh interesim për Vedat Muriqin

Mediet turke: Klubi i madh i La Ligës shpreh interesim për Vedat Muriqin

Sport May 22, 2019 - 11:13
Detajet

Vedat Muriqi është njëri prej futbollistëve më të përfolur për momentin në Superligën e Turqisë, përkatësisht në futbollin turk.

Sulmuesi i Rizespor pritet që nga edicioni i ardhshëm ta bartë fanellën e gjigantit turk, Fenerbahce, megjithatë mund të ketë ndryshime në këtë drejtim, shkruan Zëri.info.

Siç raporton “InternetHaber”, klubi i La Ligës, Real Betis ka shprehur interesim për reprezentuesin e Kosovës, i cili ka shkëlqyer këtë edicion në futbollin turk.

Tutje, mediumi turk shkruan se klubi spanjoll, Real Betis ka lansuar një ofertë prej 4.5 milionë eurosh në drejtim të Rizesporit.

Pas këtyre zhvillimeve, Fenerbahce pritet ta rrisë ofertën në drejtim të Muriqit, përndryshe futbollisti nga Prizreni shumë lehtë mund ta vazhdojë karrierën në elitën e futbollit spanjoll.

Përveç Fenerbahces dhe Real Betisit, interesim për ish-sulmuesin e Lirisë së Prizrenit ka shprehur edhe skuadra nga Liga 1, Toulouse.

Ndryshe, në 35 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion me Rizesporin, Muriqi ka shënuar 16 gola dhe ka dhuruar shtatë asistime./Zëri.info