Raptors në finale

Raptors në finale

Sport May 26, 2019 - 08:16
Detajet

Toronto Raptors është kualifikuar në finalen e madhe të “Play-Off”-it në NBA pas fitores së katërt ndaj Milwaukee Bucks në ndeshjen e gjashtë finale të Konferencës së Lindjes, transmeton zeri.info

Raptors triumfuan në shtëpi me rezultatin 100:94, derisa në finalen e madhe të “Play-Off”-it do të kenë punë me kampionin në fuqi të NBA-së, Golden State Warriors.

Bucks ishin ata që e filluan më mirë takimin, duke e mbyllur çerekun e parë me 13 pikë epërsi (18:31).

Por, më pas Raptors e dominuan në tërësi takimin, duke i fituar të tre çerekët e tjerë. Kawhi Leonard shkëlqeu për vendasit, duke realizuar 27 pikë, 17 kërcime dhe 7 asistime, derisa kontribuuan edhe Pascal Siakam me 18 pikë dhe 4 kërcime dhe Kyle Lowry me 17 pikë, 5 kërcime dhe 8 asistime.

Ndërkohë, te Bucks më të dalluarit në këtë takim ishin Giannis Antetokounmpo me 21 pikë, 11 kërcime dhe 4 asistime dhe Brook Lopez me 18 pikë, 9 kërcime dhe 1 asistim.

Rezultatet: Toronto – Milwaukee 100:94 (4:2)