Qesharake: Referi shënon dhe e pranon golin

Qesharake: Referi shënon dhe e pranon golin

Sport May 26, 2019 - 08:57
Detajet

Një rast mjaft interesant ka ndodhur në kategorinë e tretë të futbollit holandez, transmeton zeri.info

Referi Maurice Paarhuis ka shënuar gol në ndeshjen e kategorisë së tretë holandeze mes Harkemase Boys dhe Hoek.

Gjatë një aksioni drejt portës së Harkemases, topi i devijua pa dashje nga referi dhe përfundoi në rrjetë.

Goli shkaktoi shumë të qeshura, derisa edhe pas protestave të futbollistëve të Harkemases goli u pranua.

Ndeshja në fund u mbyll me rezultatin 4:2 për vendasit./Zëri