Detaje të reja nga transferimi i Mërgim Vojvodës te klubi i madh nga Belgjika

Detaje të reja nga transferimi i Mërgim Vojvodës te klubi i madh nga Belgjika

Sport May 26, 2019 - 16:09
Detajet

Mërgim Vojvoda nga edicioni 2019/20 do të luajë në një skuadër tjetër, por që nuk do të ndryshojë kampionat.

Mbrojtësi i djathtë i Kosovës do të largohet nga Royal Excel Mouscron për t'iu bashkuar kampionit të shumëfishtë belg, Standard Liege, shkruan Zëri.info.

Siç bën të ditur "Walfoot.be", mbrojtësi nga Drenica do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare me gjigantin e Belgjikës në futboll.

Image

Tutje, raportohet se Standard Liege e ka kompletuar marrëveshjen me futbollistin dhe se prezantimi do të bëhet këto ditë.

Vojvoda, i cili ka shkëlqyer me Kosovën në Ligën e Kombeve dhe në ndeshjet e marsit, do të nënshkruajë kontratë katër-vjeçare me klubin nga Liege.

Ai do të bëhet ardhja e dytë në klub poas Selim Amallah./Zëri.info