Bekim Isufi paralajmëron Feronikelin para debutimit në Ligën e Kampionëve

Bekim Isufi paralajmëron Feronikelin para debutimit në Ligën e Kampionëve

Sport June 24, 2019 - 23:36
Detajet

Feronikeli do ta prezantojë Kosovën në garat ndërkombëtare këtë vit.

Feronikeli do të luajë në raundi paraelimnator të Ligës së Kampionëve që zhvillohet në Prishtinë nga 25 deri më 28 qershor.

Kundërshtari i parë është Lincoln Red Imps, raporton Zëri.info.

Lincoln është skuadër nga Gjibraltari dhe atë e njeh mjaft mirë trajneri Bekim Isufi, i cili ka pasur punë me ta sa ishte trajner i Dritës.

Ndërkaq, Isufi ka thënë se Lincoln është skuadër e përsosur teknikisht.

"Lincoln teknikisht është skuadër e përsosur, edhe pse gjatë kampionatit bëjnë rotacione", tha Isufi në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Por, kur duan të fitojnë e bëjnë këtë. Ata kanë përvojën e duhur dhe kanë kushte të mira financiare", shtoi Isufi./Zëri.info.