Sokoli: Nuk pres që FC Prishtina ta ndryshojë stilin e lojës

Sokoli: Nuk pres që FC Prishtina ta ndryshojë stilin e lojës

Sport June 24, 2019 - 23:44
Detajet

Prishtina që merr pjesë në Ligën e Evropës ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj St Joseph’s.

Me 27 qershor zhvillohet ndeshja e parë në kryeqytet, raporton Zëri.info.

Trajneri Bylbyl Sokoli është shprehur optimist për kryeqytetasit, derisa nuk pret ndryshim në stilin e lojës.

"Nuk pres ndryshim në stilin e lojës së FC Prishtinës ndaj St Joseph", tha Sokoli në "Dueli Sportiv", përcjell Zëri.info.

"Klubi ka bërë edhe disa transferime të mira, përfshirë këtu edhe Tun Bardhokun", vlerësoi Sokoli.

"Jam optimist për kalimin tutje të FC Prishtinës", shtoi Sokoli./Zëri.info