Reagimi i Feronikelit në rrjetet sociale pas eliminimit zhgënjyes nga Liga e Kampionëve

Reagimi i Feronikelit në rrjetet sociale pas eliminimit zhgënjyes nga Liga e Kampionëve

Sport July 16, 2019 - 23:59
Detajet

Feronikeli ka ndërprerë aventurën në garën më të madhe për klube në Evropë, Liga e Kampionëve.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në kuadër të rrethit të parë eliminator, Feronikeli është mposhtur nga The New Saints, raporton Zëri.info.

Feronikeli është mposhtur nga TNS me rezultat minimal 1:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 eliminohet nga Liga e Kampionëve.

Tashmë klubi nga Drenasi nga reaguar pas humbjes përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Image

Në mes të tjerash, "Xehtarët" janë shprehur krenar me futbollistët.

"Krenar me ju. Forca Nikli", shkruan Feronikeli në faqen zyrtare të klubit në Facebook.

Feronikeli do ta vazhdojë aventurën evropiane në Ligën e Evropës ku do të përballet me humbësin e ndeshjes Bratislava - Sutjeska./Zëri.info