Trajneri i Kosovës kritika të ashpra për klubet: Është koha për punë jo për llafe

Trajneri i Kosovës kritika të ashpra për klubet: Është koha për punë jo për llafe

Sport July 18, 2019 - 09:23

Trajneri i Përfaqësueses së Kosovës U21, Rafet Prekazi, nuk e ka pritur aspak mirë eliminimin e Feronikelit nga skuadra uellsiane TNS, e aq më pak pas rezultatit shumë të favorshëm që e mori në ndeshjen e parë, ku luajti 2:2.

Prekazi ka thënë se është koha për punë adekuate, derisa fjalët të lihen anash, shkruan Zëri.info.

“Talente ka shumë në Kosovë. Koha po punon për futbollin e Kosovës, kështu që duhet punë adekuate e jo vetëm fjalë, profesionalizëm -profesionalizëm”, ka thënë Rafet Prekazi për gazetën “Zëri”, sipas të cilit futbolli ynë meriton shumë më shumë.

“Sigurisht që nuk mundemi brenda natës të krijojmë gjithçka. Duhet kohë për të arritur atë që duam, por përveç kohës duhet edhe dije. Po e përsëris, duhet të përqendrohemi te puna adekuate. Të gjithë flasin për profesionalizëm, ndërsa puna mungon”, ka vlerësuar Prekazi, i cili aktualisht udhëheq Përfaqësuesen e Kosovës U21 dhe ka rezultate të jashtëzakonshme, por ai është i detyruar që vazhdimisht të mbështetet në lojtarët të cilët luajnë jashtë Kosovës./Zëri.info