Reali planifikon shitjen e dy yjeve për ta transferuar Pogban

Reali planifikon shitjen e dy yjeve për ta transferuar Pogban

Sport July 19, 2019 - 15:36
Detajet

Real Madridi ende nuk ka hequr dorë për mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba, transmeton zeri.info

Gjiganti madrilen po planifikon që të arkëtojë para nga shitjet e Iscos dhe Marco Asensios për të financuar blerjen e Paul Pogbas, shkruan “ESPN”.

“Los Blancos” janë lidhur vazhdimisht me reprezentuesin francez dhe janë të interesuar që ta sjellin futbollistin në “Santiago Bernabeu”.

Pogba është pjesë e Manchester Unitedit që prej verës së vitit 2016, derisa kohëve të fundit ka pranuar se është i gatshëm për një sfidë të re./Zëri