Befason ylli i Arsenalit: Mund të largohem nëse vjen Zaha

Befason ylli i Arsenalit: Mund të largohem nëse vjen Zaha

Sport July 21, 2019 - 08:33
Detajet

Futbollisti i Arsenalit, Alex Iwobi thotë se ai mund të largohet nga “topçinjtë” nëse klubi vendos të nënshkruajë me Wilfried Zahan nga Crystal Palace, transmeton zeri.info

Klubi londinez nuk e ka fshehur dëshirën për të nënshkruar me 26-vjeçarin dhe tashmë ka bërë një ofertë prej 40 milionë funteve për sulmuesin, i cili vlerësohet plot 80 milionë funte nga Crystal Palace.

“Unë nuk jam njeri që frikësohet. E ka kaluar gjatë gjithë këtyre viteve, duke më thënë që nuk jam i mirë mjaftueshëm. Kështu, kurdo që të vije rasti unë gjithmonë tentoj dhe tregoj që duhet të jem titullar. Por, do të jetë e vështirë nëse vjen Zaha. Ai do të shtojë më shumë stres. Sigurisht është kënaqësia ime që të luaj futboll dhe jo të ulem. Nëse vjen deri te kjo, unë nuk do të kisha zgjidhje tjetër përveç se të largohem”, tha Iwobi./Zëri