Premierliga, e gatshme për situatat kontroverse që mund t’i sjellë VAR-i

Premierliga, e gatshme për situatat kontroverse që mund t’i sjellë VAR-i

Sport July 21, 2019 - 10:00
Detajet

Videoasistenti i referit (VAR) do të shfrytëzohet për herë të parë në Premierligë gjatë edicionit 2019/2020, transmeton zeri.info

Është përdorur në mënyrë kontroverse në Kupë të Botës, Ligë të Kampionëve dhe në disa ndeshje të kupës në Angli gjatë edicioneve të fundit. Por, shefi i përkohshëm ekzekutiv i Premierligës, Richard Masters thotë se VAR- është i gatshëm për përdorim pas testeve të bëra.

“Ne kemi kaluar dy vjet duke punuar për këtë pikë dhe ne jemi të përkushtuar për ta bërë këtë në kokat tona për dy vjet. Nuk kam asnjë dyshim që do të sjellë pak polemika sepse ka të bëjë me vendime të mëdha, por ne jemi të përgatitur për këtë. Ne jemi trajnuar dhe testuar dhe jemi siguruar që kur të ndodhë, sidomos në pasditet e së shtunës kur kemi disa ndeshje njëherazi, që të kemi një numër të gjyqtarëve të trajnuar për VAR. Ne ndjejmë se kjo ka përfunduar dhe jemi gati për ta përdorur”, shprehet Masters.

Gjyqtarët e Premierligës u takuan në muajin e shkuar për të diskutuar qasjen e tyre ndaj përdorimit të VAR-it. Shfrytëzimi i VAR-it ishte kritikuar gjatë kësaj vere në Kupën e Botës për Ferma, me ankesën për ndalesat dhe për vonesat e lojës.

Masters thotë se gjyqtarët e Premierligës do të përdorin ekranet anash fushës për të rishikuar vendimet më shpejt.

“Mendoj se tifozët duan t;i shohin këto gabime të pastra dhe të qarta duke u ndryshuar dhe duke vendosur drejtësi. Por, ata nuk duan ta shohin Premierligën apo futbollin anglez të ndërprerë, ose shpejtësia e ndeshjes do të ndryshojë. Unë mendoj se ndryshimi i vetëm që mund të shihni janë gjyqtarët duke e përdorur zonën e risimit pas më me masë dhe duke u mbështetur më shumë te VAR-i për vendimet më subjektive. Por, ne jemi duke futur një gjë të re në Premierligë dhe nëse ka nevojë të ridefinohet, të përmirësohet apo të ndryshohet ne do ta shikojmë kur të vije momenti. Ne duhet ta lëmë të ndodhë së pari dhe ta mbajmë mendjen e hapur nëse po punon me të vërtetë”, deklaroi Masters./Zëri