Werderi bën gjithçka për ta ndalur Rashicën, i ofron pagë marramendëse

Werderi bën gjithçka për ta ndalur Rashicën, i ofron pagë marramendëse

Sport July 21, 2019 - 12:36

Forma e lartë e futbollistit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, ka bërë që ai të bije në radarin e shumë klubeve të mëdha, madje në një periudhë në Spanjë u fol edhe si alternativë për ta zëvendësuar Suarezin te Barcelona, shkruan Zëri.info.

Kjo edhe ka bërë që Werder Bremenit ë nis punën për ta përgatitur një ofertë të re për t’i vazhduar kontratën Milot Rashicës.

Edhe pse nuk jepen shifra të sakta, flitet se me kontratën e re Rashica do të jetë futbollisti më i paguar në skuadër.

Ylli vushtrrias përveçqë llogaritet si lojtari kryesor në ekipin gjerman, ai tashmë është shndërruar në ikonë edhe në ekipin e Përfaqësueses së Kosovës, ku kontributi i tij vlerësohet shumë lartë. /Zëri.info