‘Shpërthejnë’ tifozët ndaj trajnerit të Gjilanit

‘Shpërthejnë’ tifozët ndaj trajnerit të Gjilanit

Sport gusht 18, 2019 - 20:07

Skuadra e Gjilanit ka befasuar që në start të kampionatit duke u mposhtur keq në Mitrovicë, nga Trepça’89 me rezultat 4:1.

Skuadra “vjollcë” e cila këtë verë kishte bërë investime të mëdha duke angazhuar lojtarë shumë cilësorë, nuk tregoi pothuaj asgjë ndaj Trepçës’89 dhe ajo lojë sikur nuk u ka pëlqyer tifozëve gjilanas “Skifterët” që gjithë mllefin e kanë hedhur mbi trajnerin Gentjan Mezani, shkruan Zëri.info.

“Na duhet një trajner e jo një filozof”, ishte njëri nga komentet e shumtë në faqen zyrtare të SC Gjilanit aty ku raportohej për ndeshjen në Mitrovicë.

Në javën e dytë Gjilani prapë luan si mysafirë këtë herë ndaj Ferizajt që e mposhti Dritën në Gjilan me rezultat 1:0 dhe kjo pritet të jetë një tjetër sfidë e vështirë për djemtë e Mezanit. /Zëri.info

Image
Image