Shënon 2 gola në fillim të sezonit të ri, Edi Reja afron në kombëtare talentin e ri kosovar

Shënon 2 gola në fillim të sezonit të ri, Edi Reja afron në kombëtare talentin e ri kosovar

Sport August 21, 2019 - 13:11

Performanca e shkëlqyer si dhe golat e shënuar në kampionatin rumun nuk ka se si t’i shpëtojnë trajnerit të kombëtares shqiptare, Edi Reja. Bëhet fjalë për talentin 23 vjeçar Florian Loshaj i cili luan me skuadrën e Politehnica lasi në Rumani.

Ai e ka nisur sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme duke i shënuar gol 2 skuadrave më të mira të kampionatit, CFR Cluj dhe Steaua Buchuresti nga 30 metra e më pas ka festuar me shqiponjën. Loshaj ka luajtur me të rinjtë e Genk dhe tani është pjesë e kombëtares kosovare të U-21, por së fundmi lojtari ka pasur kontakte për një kalim në kombëtaren shqiptare.

Dhe është pikërisht trajneri Reja ai i cili është duke biseduar me 23 vjeçarin për ta bindur t’i bashkohet kuqezinjve.