Zyrtare: Daniel Sturridge bashkohet me futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës

Zyrtare: Daniel Sturridge bashkohet me futbollistin e Përfaqësueses së Kosovës

Sport August 21, 2019 - 19:16
Zbuloni detajet

Daniel Sturridge ka nënshkruar për Trabzonsporin si transfer i lirë, pasi i kishte skaduar kontrata me Liverpoolin.

Klubi anglez nuk vendosi që t’ia vazhdonte qëndrimin në Anfield, prandaj 29-vjeçari do ta vazhdojë karrierën në Turqi.

Lajmin e ka konfirmuar klubi i tij i ri përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Twitter.

Te Trabzonspori, ai do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij te Chelsea, John Obi Mikel, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare më herët gjatë këtij viti.

Njëherësh, në Turqi, Sturridge do të luajë edhe me anësorin e Kosovës, Donis Avdijaj, i cili nënshkroi për Trabzonin në muajin korrik.

Sulmuesi anglez kaloi gjashtë sezone te Liverpooli duke shënuar 60 gola në 160 paraqitje dhe arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve në maj të këtij viti.