Ferizaj kërkon ta mposhtë Gjilanin, ka edhe një kërkesë për 'Ujqit'

Ferizaj kërkon ta mposhtë Gjilanin, ka edhe një kërkesë për 'Ujqit'

Sport gusht 22, 2019 - 23:34
Detajet

Ferizaj ka bërë befasinë më të madhe në xhiron e parë të Superligës.

Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi e mposhti në Gjilan ish-kampionin e Kosovës, Dritën 0-1.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi mesfushori Filonit Shaqiri.

Por ambiciet e klubit bardh e kaltër janë që ta mposhtin edhe Gjilanin.

Ferizaj u ka bërë thirrje tifozëve të tyre që të jenë në numër sa më të madh në stadium për ta marrë edhe fitoren e dytë.

Njoftimi i plotë nga klubi ferizajas:

Të shtunën i gjithë qyteti në stadion.

Të shtunën klubi ynë i zemrës FC Ferizaj zhvillon ndeshjen e dytë në Ipko Superligën e Kosovës ne Futboll , ku e pret Gjilanin në një ndeshje qe premton spektakël në fushë dhe ne shkallët e stadionit.

Tifogrupi ynë ‘Ujqit’ kanë njoftuar se do të jenë prezent në përkrahje të djelmoshave tanë, që kanë premtuar angazhim dhe rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Edhe pse e shtune eshtë ditë pune, Ujqit do të jenë si ëdo herë tjetër pranë klubit tonë.

Ne si klub ju ftojmë të gjithëve që të shtunën destinacioni i juaji të jetë stadiumi i qytetit, aty ku skuadra jonë do të tentojë fitoren e dytë kampionale.

FC FERIZAJ është i juaji.