Supergoli i Muriqit te Fernerbahce, zgjidhet si më i bukuri i javës në Turqi

Supergoli i Muriqit te Fernerbahce, zgjidhet si më i bukuri i javës në Turqi

Sport August 23, 2019 - 15:49
Detajet

Vedat Muriqi ka debutuar me gol te Fernerbahce në Superligën turke.

Por goli i tij ishte i jashtëzakonshëm, shkruan Gazeta Olle.

Pasi pranoi topin në zonën kundërshtare Muriqi goditi topin me shpejtësi 128/km në orë, që i bëri portierit pritjen e pamundshme.

Festa ishte e madhe për Muriqin pas këtij goli pasi shënoi në fanellën që e ka dashur që nga fëmijëria.

E ky gol i Muriqit ka fituar në garën për golin e javës së parë në Turqi.

Në listën e “Beinsport tr”, gol i shënuar nga Muriqi është zgjedhur më i miri i javës.