Dallku: Shpresoj se tani pa mua Prishtina të shpallet kampione

Dallku: Shpresoj se tani pa mua Prishtina të shpallet kampione

Sport August 25, 2019 - 21:18
Detajet

Tashmë janë zhvilluar dy javë në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Zëri.info.

Lider i renditjes tabelare është Trepça'89 me katër pikë, aq sa ka edhe Ballkani.

Prishtina këtë edicion do të jetë pa kapitenin Armend Dallku, i cili është pensionua nga futbolli javë më parë.

Tashmë ai ka marrë drejtimin e grupmoshave U-19 të Prishtinës, derisa tregon edhe si u kthye te klubi kryeqytetas.

"Pas një aventure në Ukrainë dhe një bisede me Debatik Currin, vendosa të kthehem te Prishtina", tha Dallku në "Arena Sportive", përcjell Zëri.info.

"Në vitin e parë dështuam edhe për shkak të infrastrukturës, ku stadiumi ishte në konstruktim", vlerësoi Dallku.

"Shpresoj që tani edhe pa mua, Prishtina të shpallet kampion", potencoi ish-reprezentuesi i Shqipërisë.

"Tani jam duke i bërë hapat e parë si trajner, kam një grup të mirë dhe shpresoj t'u jepet rasti më shumë të rinjëve", shtoi ai./Zëri.info