Ditë historike për Amir Rrahmanin

Ditë historike për Amir Rrahmanin

Sport August 25, 2019 - 22:53
Zbuloni detajet

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, ka debutuar në Serie A me skuadrën e Veronës, raporeton Zëri.info.

Rrahmani ka luajtur për 90-të minuta në barazimin që skuadra e tij e arriti në fushën e saj ndaj Caglarit.

Krahas Rrahmanit, në këtë ndeshje u aktivizua edhe mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla.

Caglari kaloi e para në epërsi me golin e realizuar nga Sansone në minutën e 15-të nga penalltia kurse Verona e barazoi rezultatin përmes Valosos në minutën e 36-të.

Rrahamni në këtë verë u transferua në Itali nga Dinamo e Zagrebit. /Zëri.info