Lazion e zë 'haku' i Valon Berishës

Lazion e zë 'haku' i Valon Berishës

Sport September 15, 2019 - 17:24
Detajet

Në kuadër të javës së tretë në Serie A, Lazio i Valon Berishës ka pësuar humbje të rëndë.

Në ndeshjen si mysafir të zhvilluar sot, Lazio është mposhtur me rezultat 2:1 nga SPAL-i, shkruan Zëri.info.

Trajneri i Lazios Simone Izaghi nuk ka vendosur që t'i jap asnjë minutë lojë sot Valon Berishës.

Image

Berisha i cili shkëlqeu në dy ndeshjet e fundit me Përfaqësuesen e Kosovës, është injoruar sot totalisht nga Inzaghi.

Ndryshe, për Lazion nga minuta e parë luajti sot portieri shqiptar Thomas Strakosha.

Kurse, te SPAL-i në portë ishte portieri prishtinas Etrit Berisha./Zëri.info