Policia gjermane tregohet e kujdesshme, zhvesh tifozët serbë para ndeshjes së sontme

Policia gjermane tregohet e kujdesshme, zhvesh tifozët serbë para ndeshjes së sontme

Sport shtator 18, 2019 - 13:04
Detajet

Në ndeshjen e parë të fazës së grupeve, Bayern Munich është nikoqir i kampionit të Serbisë Crvena Zvezda.

Gjiganti bavarez është favorit absolut për të fituar sot, shkruan Zëri.info.

Në anën tjetër edhe skuadra serbe do të ketë mbështetje të madhe për ndeshjen e sotme në Gjermani.

Shumë nga serbët që jetojnë në Gjermani sot do të jenë prezent në tribuna, por ka edhe prej tyre që kanë ardhur në shtetin gjerman nga Serbia.

Policia gjermane është në gatishmëri për çdo intervenim në rast të ndonjë trazire para, gjatë dhe pas ndeshjes.

“Përshëndetje, tifozë të Crvena Zvezdës. Ne ju mirëpresim ngrohtësisht dhe ju dëshirojmë qëndrim të këndshëm në Mynih. Nëse keni ndonjë pyetje apo shqetësim, policia është gjithmonë në dispozicion për këshilla po ndihmë. Në qytetin tonë, ne nuk lejojmë asnjë formë të dhunës. Ju duhet ta merrni parasysh edhe faktin se janë të ndaluara mjetet piroteknike për arsye sigurie”, thuhet në njoftimin e policisë gjermane.

Ndryshe, policia kufitare kishte kontrolluar tifozët serbë që vinin nga Serbia, duke ua konfiskuar gjërat e ndaluara, andaj tifozët duhej të hiqnin të gjitha rrobat për t’u siguruar se nuk kanë diçka të ndaluar.

Për shkak të kësaj, u krijua një tollovi e madhe në kufi, por duket se të gjithë do të arrijnë me kohë për ta parë ndeshjen e cila fillon nga ora 21:00./Zëri.info