E pranon ylli i Realit: Duhet të ndryshojmë

E pranon ylli i Realit: Duhet të ndryshojmë

Sport September 18, 2019 - 23:29
Detajet

Real Madridi u mposht me rezutltatin e thellë 3:0 nga Paris Saint-Germaini në kryendeshjen e sotme të Ligës së Kampionëve, transmeton zeri.info

Ylli i klubit madrilen, Casemiro thotë se skuadra duhet të ndryshojë.

“Ne kishim mundësi, ne shënuam dy gola që nuk ishin të vlefshëm, por mendoj se nuk ka justifikime tani. Ne nuk kemi luajtur mirë, është një moment delikat për të folur sepse ne nuk kemi luajtur mirë”, u shpreh braziliani.

“Ne jemi duke punuar dhe ne jemi në kohë për ta ndryshuar këtë. Ne e dimë se duhet të ndryshojmë’, shtoi mesfushori./Zëri