Valon Berisha ka një reagim për skuadrën e Lazio

Valon Berisha ka një reagim për skuadrën e Lazio

Sport September 20, 2019 - 14:51

Ylli i Përfaqësues së Kosovës në futboll, Valon Berisha ishte titullar në ndeshjen që Lazio e humbi në Ligën e Evropës nga Clujit (2-1).

Berisha ka shprehur mendimin se goli nga penalltia dhe atmosfera në stadium ndikuan në humbjen e skuadrës italiane.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Pjesën e parë e luajtëm mirë, shënuam gol dhe kaluam në epërsi”.

“Pastaj kemi pësuar gol nga një penallti e dyshimtë, kurse në pjesën e dytë kishim telashe edhe për shkak të atmosferës në stadium. Pasi pësuam golin e dytë, të gjithë e dinim se çfarë ndodhi”, ka thënë Berisha.