Futbollistët e Gjilanit nisën për Prishtinë, ja si përcillen nga tifozët

Futbollistët e Gjilanit nisën për Prishtinë, ja si përcillen nga tifozët

Sport September 22, 2019 - 18:04

Gjilani sonte do të përballet me Prishtinën në derbin e javës së gjashtë në Superligë.

Kishte kohë që Gjilani nuk e kishte nisur kaq mirë Superligën dhe kjo po ndodh fal investimeve të fuqishme të klubit, shkruan Gazeta Sheshi.

Lojtarët dhe stafin kanë marrë tashmë rrugën për Prishtinë, për ndeshjen që zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45.

Rrugës kanë dal Skifterat që me këngë e valle, i kanë përcjell lojtarët e tyre duke iu dhënë zemër.

Mësohet se një numër i madh i tyre do të jenë në kryeqytet.