Llapi fitoi por Batatina ka një ankesë

Llapi fitoi por Batatina ka një ankesë

Sport October 18, 2019 - 16:20

Llapi ka shënuar një fitore të thellë përballë Trepçës’89 por Tahir Batatin duket se nuk është ndarë shumë i kënaqur kjo pasi ndeshja u zhvillua në një atmosferë të zymtë. Llapi ishte dënuar që ndeshjen ta luajë pa tifozë, derisa edhe futbollisti i saj Mentor Zhdrella u dënua nga disiplinori i FFK-së, shkruan Zëri.info.


Sipas Batatinës, skuadra e tij sot luajti mirë fitoi me meritë, por gjyqtari e dëmtoi në dy raste.

“Morëm një fitore të merituar, por them se dëmtuam. Nuk jam i kënaqur me arbitrim pasi Llapit ju mohuan dy penallti. Ka ardhur koha që duhet t’ju mundësohet të fiton më i miri dhe assesi mos të ketë favorizime. herën e fundit erdhi këtu dhe fitoi Ferizaj dhe duhet të vazhdojmë kështu, Sa i përket mungesës së Mentor Zhdrellës ishte bukur e ndjeshme, atij padrejtësisht iu tha kartoni i kuq dhe pezullimi i tij ishte i padrejtë,”, ka thënë Batatina për Supersport Kosova./Zëri.info