Vushtrria po fundoset, Toma nuk dorëzohet

Vushtrria po fundoset, Toma nuk dorëzohet

Sport October 18, 2019 - 17:28
Detajet

Skuadra e Vushtrrisë ka pësuar sot një tjetër humbje, këtë herë nga rivali direkt për largim nga Liga, Dukagjini me rezultat 1:0.

Pas ndeshjes, trajneri i Vushtrrisë, italiani Antonio Toma tha se në skuadrën e tij do të vijnë futbollistët të ri dhe do të ndryshojnë kështu që nuk e ka ndërmend largimin, shkruan Zëri.info.

“Nuk është se duhet ta mendojë largimin, tani do të vijnë dy futbollistë të ri te Vushtrria dhe do ta ndërrojnë komplet fytyrën e skuadrës. Sot zhvilluam një pjesë të parë tejet ofensive, ku sulmuam me pesë sulmues dhe Dukagjini nuk arriti ta kalonte as gjysmën e fushës, por unë tani nuk mund të futem për të shënuar”, ka thënë Toma për Supersport Kosova.

“Kemi punuar shumë gjatë pauzës dy javore, duke shtuar intensitetin e stërvitjeve dy herë në ditë. Mund të them që jemi ndër ekipet më të përgatitura në Superligën e Kosovës, por po na mungon kualiteti”, ka përfunduar Antonio Toma./Zëri.info