Dejan Vukiçeviq paralajmëron dënime të ashpra për futbollistët e Feronikelit

Dejan Vukiçeviq paralajmëron dënime të ashpra për futbollistët e Feronikelit

Sport October 22, 2019 - 16:21
Detajet

Feronikeli ka regjistruar fitore të vështirë kundër Vushtrrisë në ndeshjen hapëse të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Zëri.info.

Djelmoshat e Dejan Vukiçeviq kanë fituar me rezultat 1:0 përballë Vushtrrisë në ndeshjen e zhvilluar në ‘Ferki Aliu’.

Strategu malazez ka mbetur i zhgënjyer me sjelljen e disa futbollistëve të tij, të cilët patën edhe një konflikt në fundin e pjesës së parë (Kastriot Rexha me Jean Da Silvan).

“Më besoni se nuk kam lëvizur kur shënuam golin. Përveç tre pikëve që na duhen, me asnjë gjë tjetër nuk jam i kënaqur. Tereni nuk ishte në gjendje të mirë, topi është i çuditshëm dhe me të nuk mund të luhet në futbollin profesionit. Rezultatet jo shumë të mira e kanë ngarkuar shumë ekipin tonë, por kjo asesi nuk i arsyeton sjelljet e futbollsitëve. U kërkoj falje opinionit, publikut që ishin në stadium dhe gjithë ndjekëse të Feronikelit për sjelljet e futbollistëve tanë. Duhet të dijmë ti kontrollojmë emocionet dhe kjo e bën dallimin mes lojtarëve profesionist dhe atyre amator. Përveç fitores e gjitha është për tu harruar”, deklaroi Vukiçeviq për “Super Sport Kosova”.

Më pas ai paralajmëroi sanksione për disa nga futbollistët e tij.

“Sinqërisht të them të drejten jam në njohje të karakterit të futbollistëve. Është e rëndë që të merremi me këto gjëra, por unë nuk jam në mesin e atyre trajnerëve që i mbajnë të fshehura problemet dhe i fusin nër tepih. Të gjithë ata që janë sjellë në mënyrë të tillë me fanellën e Feronikelit do ti bartin pasojat”, përfundoi Vukiçeviq.