Infektuar: 4715
Shëruar: 2227
Vdekur: 101
Drenica e pranon 'gabimin teknik': Ky futbollist i Gjilanit nuk ka të bëjë me ofendimet racore

Drenica e pranon 'gabimin teknik': Ky futbollist i Gjilanit nuk ka të bëjë me ofendimet racore

Sport November 10, 2019 - 22:00
Detajet

Gjilani ka barazuar në pasditën e sotme kundër Drenicës në kuadër të javës së 15-të në Superligën e Kosovës.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan, skuadra e Gentian Mezanit është ndalur me barazim 1:1 nga Drenica, raporton Zëri.info.

Më herët, përmes një reagimi në rrjetet sociale, klubi nga Skënderaji shkruan se fundi i ndeshjes nuk e kishte 'epilogun sportiv'.

Në mes të tjerash, Drenica bën të ditur se sulmuesi i skuadrës Harmon i cili u përjashtua me të kuq, është ofenduar në baza racore nga dy futbollistët e Gjilanit Franc Veliu dhe Ylber Kastrati.

Megjithatë, tani klubi drenicas ka thënë se është bërë një gabim teknik duke u distancuar nga ajo se Ylber Kastrati ka ofenduar futbollistin Harmon, dhe duke lënë 'fajtor' vetëm Franc Veliun.

Shkrimi i plotë i Drenicës:

"Sqarim për mediat dhe opinionin:

Për hir të korrektësisë sqarojmë opinionin se Ylber Kastrati nuk ka të bejë me fyerjet raciste ndaj lojtarit Harmon, por është bërë gabim teknik në etiketimin e emrit te tij!"./Zëri.info.