Vogëlushi në këtë fotografi pritet të jetë vendimtar edhe njëherë për Kosovën në dy ndeshjet e muajit nëntor

Vogëlushi në këtë fotografi pritet të jetë vendimtar edhe njëherë për Kosovën në dy ndeshjet e muajit nëntor

Sport November 11, 2019 - 22:51
Detajet

Milot Rashica është njëri nga futbollistët më të mirë që Përfaqësuesja e Kosovës ka në dispozicion për momentin.

Futbollisti vushtrrias ishte ndër futbollistët e paktë që depërtoi nga futbolli i Kosovës dhe tani po shkakton ‘tërmet’ në futbollin ndërkombëtar me skuadrën e Werder Bremenit, shkruan Zëri.info.

23-vjeçari e nisi karrierën te Vushtrria, ku me trajnerin Ismet Munishi, arriti ta dëshmojë talentin e tij të jashtëzakonshëm, kurse nuk vonoi shumë dhe ai arriti të dalë në Evropë.

Image

Fillimisht, Rashica u transferua te skuadra holandeze Vitesse, ku qëndroi rreth tri vite.

Edhe në Holandë, Rashica ishte fenomenal në fushën e gjelbër, derisa paraqitjet e tij ranë në sytë e Werder Bremnit, dhe klubi gjerman nuk hezitoi ta transferojë atë në janarin e vitit 2018.

Në Werder Bremen, Rashica u përshtat shumë shpejt derisa edicionin e kaluar u shpall futbollisti më i mirë i vitit.

Image

Në profilin e tij zyrtar në ‘Instagram’ ende gjenden fotografitë e postuara vite më parë sa ishte pjesë e futbollit të Kosovës, pra te skuadra e Vushtrrisë.

Për më shumë, fotografia e mëposhtme e paraqet Rashicën në moshën e re, fotografi të cilën ai ende e mban në rrjetet sociale.

Ndryshe, Rashica pritet që të jetë vendimtar edhe njëherë në dy ndeshjet e radhës të Kosovës në eliminatoret e 'Euro 2020' kundër Çekisë dhe Anglisë./Zëri.info

Image