Bernard Challandes i pa lojtarët me lot në sy, zbulon se çka u ka tha pas ndeshjes

Bernard Challandes i pa lojtarët me lot në sy, zbulon se çka u ka tha pas ndeshjes

Sport nëntor 15, 2019 - 00:42
Zbuloni detajet

Kosova i ka humbur gjasat edhe matematikisht për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’, përmes fazës kualifikuese grupore, pas humbjes nga Republika Çeke (2-1) në ndeshjen e zhvilluar në Plzen, raporton Zëri.info.

Përfaqësuesja jonë e ka edhe një takim të fundit në “Fadil Vokrri”, atë ndaj Anglisë, mirëpo do të zhvillohet vetëm për prestigj, duke qenë se Tre Luanët dhe çekët tashmë janë kualifikuar nga Grupi A për në fazat finale të turneut të madh evropian.

Në konferencën e organizuar për media pas ndeshjes, përzgjedhësi Bernard Challandes ka zbuluar se çka u ka thënë lojtarëve pas ndeshjes, disa prej të cilëve ishin me lot në sy.

"Ndoshta do të befasojë, por i kam uruar lojtarët për fushatën kualifikuese, mirëpo jo për ndeshjen e sotme", ka thënë Bernard Challandes, shkruan Zëri.info.

"U kam thënë se mund të jemi të zhgënjyer dhe duhet të jemi të zhgënjyer, jo me rezultatin, mirëpo me lojën e zhvilluar", potencoi zvicerani Challandes.

Ky rezultat i siguron Çekisë biletën për Euro2020, pasi tashmë ata numërojnë 15 pikë, katër më shumë sesa Kosova, me një ndeshje të mbetur.

Anglia prinë grupin me 18 pikë të grumbulluara. Kosova luan ndeshjen e radhës me Anglinë. /Zëri.info