'Faleminderit', mesazhi i tifozëve të Kosovës drejtuar Anglisë pas ndeshjes në 'Fadil Vokrri'

'Faleminderit', mesazhi i tifozëve të Kosovës drejtuar Anglisë pas ndeshjes në 'Fadil Vokrri'

Sport November 17, 2019 - 20:59
Detajet

Kosova e ka mbyllur ciklin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020' me një humbje të thellë nga Anglia.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin 'Fadil Vokrri', në Prishtinë, Kosova është mposhtur me rezultat të thellë 0:4, raporton Zëri.info.

Harry Winks ('32), Harry Kane ('79), Marcus Rashford ('83) dhe Mason Mount ('90) shënuan golat për skuadrën e Gareth Southgates.

Pas ndeshjes, tifozët e Kosovës shpalosën një pankartë interesante.

"FALEMINDERIT", shkruhej në pankartën e tifozëve të Kosovës drejtuar Anglisë.

Ndryshe, mikpritja e kosovarve ishte e madhe në ditët e fundit për anglezët edhe para ndeshjes./Zëri.info