Reagimi interesant i Mërgim Vojvodës pas humbjes nga Anglia në 'Fadil Vokrri'
FOTO: Laura Hasani

Reagimi interesant i Mërgim Vojvodës pas humbjes nga Anglia në 'Fadil Vokrri'

Sport November 18, 2019 - 18:51
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri', futbollistët e Kosovës e mbyllën me humbje cikllin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Një ditë pas ndeshjes me Anglinë, mbrojtësi i Kosovës Mërgim Vojvoda ka bërë një postim në llogarinë personale të tij në rrjetin social ‘Instagram’.

“Ne e duam me zemër Kosovën”, ka shkruar Vojvoda.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Ne e duam me zemer ë

A post shared by M95.V27 (@mergimvojvoda27) on

Ndryshe, Kosova e ka edhe një rast për t'u kualifikuar në Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Më 26 mars, Kosova luan ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Në rast të fitores, Kosova e pret në finale fituesin e gjysmëfinales tjetër Bjellorusi - Gjeorgji./Zëri.info