'Në momentet kyçe, Kosova mbeti pa këta dy futbollistë shumë të rëndësishëm'
FOTO: Laura Hasani

'Në momentet kyçe, Kosova mbeti pa këta dy futbollistë shumë të rëndësishëm'

Sport November 18, 2019 - 19:00
Detajet

Përfaqësuesja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për 'Euro 2020'.

Në ndeshjen e zhvilluar në 'Fadil Vokrri', futbollistët e Kosovës e mbyllën me humbje cikllin eliminator për Kampionatin Evropian 'Euro 2020', raporton Zëri.info.

Një ditë pas ndeshjes me Anglinë, drejtori sportiv i Flamurtarit të Prishtinës Arbnor Morina i ka komentuar dy ndeshjet e djeshme.

Image

Në mes të tjerash, Morina ka komentuar mungesat e Herolind Shalës dhe Hekuran Kryeziut.

"Kosova në momentet kyqe ka mbetur pa dy futbollistë shumë të rëndëishëm si Herolind Shala dhe Hekuran Kryeziu. Ata kanë qenë bartës të lojës te Kosova dhe sigurisht se kanë ndikuar shumë në ndeshjet e Kosovës pastaj lëndimi i Arbër Zenelit e të tjerëve", ka deklaruar Arbnor Morina për emisionin Inazh në RTK, percjell Zëri.info.

"Tashmë i kemi edhe dy ndeshje në Ligën e Kombeve dhe shpresoj se do ta arrijmë kualifikimin", shtoi Arbnor Morina.

Image

Ndryshe, Kosova e ka edhe një rast për t'u kualifikuar në Kampionatin Evropian 'Euro 2020'.

Më 26 mars, Kosova luan ndaj Maqedonisë së Veriut në Shkup në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kombeve.

Në rast të fitores, Kosova e pret në finale fituesin e gjysmëfinales tjetër Bjellorusi - Gjeorgji./Zëri.info