E tmerrshme: Persona të panjohur shihen duke vendosur eksploziv në stadium

E tmerrshme: Persona të panjohur shihen duke vendosur eksploziv në stadium

Sport dhjetor 04, 2019 - 13:43
Detajet

Kamerat e sigurisë së stadiumit ‘Jorge Luis’, ku luan Estudiantes, kanë kapur njerëz të panjohur, të cilët në orët e para të mëngjesit të së shtunës, po vendosnin mjete shpërthyese, ose më saktë bomba, brenda mureve të stadiumit.

Nuk dihet se këta persona ishin tifozë të ndonjë klubi, por që eksplozivi mund të kishte rrezikuar jetën e shumë personave në stadium gjatë ndeshjes, shkruan Zëri.info.

“Për fat të mirë, stafi i sigurisë regjistroi gjithçka dhe reagoi në përputhje me rregulloret”, thuhet në njoftimin e klubit argjentinas./Zëri.info