Munishi: Më dhimbsen këto skuadra

Munishi: Më dhimbsen këto skuadra

Sport December 08, 2019 - 21:14
Detajet

Ballkani ka qenë befasia më e madhe e stinorit vjeshtor në futbollin e Kosovës.

Skuadra e Ismet Munishit është shpallur kampion vjeshtor në Superligë, dhe së fundmi arriti edhe çerekfinalen e Kupës së Kosovës, raporton Zëri.info.

Ismet Munishi, trajneri i Ballkanit në mes të tjerash, ka folur edhe për disa nga skuadrat më me 'nam' në Kosovë.

Trajneri gjilanas ka thënë se i dhimbsen këto skuadra.

Image

"Më vjen keq për Vëllaznimin, që vazhdoj ta përcjelli edhe në rrjetet sociale", ka thënë Munishi në 'Arena Sportive', përcjell Zëri.info.

"Shpresoj që të kthehet klubi në ecurinë e vjetër dhe ta kenë një president si Ballkani", vlerësoi Munishi.

"Më pas më vjen keq edhe për Hajvalinë dhe Besën e Pejës", shtoi Munishi./Zëri.info