Ardian Nuhiu zbulon të ardhmen e sulmuesit brazilian dhe planet për afatin kalimtar të janarit

Ardian Nuhiu zbulon të ardhmen e sulmuesit brazilian dhe planet për afatin kalimtar të janarit

Sport December 08, 2019 - 22:17
Detajet

Trajneri i Dritës Ardian Nuhiu ka sqaruar të ardhmen e sulmuesit brazilian Gilberto Fortunato.

Fortunato arriti te klubi gjilanas në verën e këtij viti, por që nuk arriti t'i përmbushë pritshmëritë e tij, raporton Zëri.info.

Madje, së fundmi është spekuluar se futbollisti nga Brazili ka përfunduar aventurën te Drita e Gjilanit.

Image

Megjithatë, në një bisedë me Zëri.info, trajneri i Dritës Ardian Nuhiu i ka mohuar këto zëra.

"Fortunato ndodhet për momentin në Brazil. Jemi duke biseduar, por ai ende është nën kontratë me ne", ka thënë fillimisht Nuhiu.

"Ende nuk kemi mbyllur asgjë me të", tregon më tej Nuhiu për Zëri.info.

Image

Për fund, Nuhiu ka folur edhe për të ardhmen e tij te Drita.

"Vazhdojmë punën me Dritën. Jemi në gjysmë të rrugës. Grupin e kemi të mirë", vlerësoi trajneri shqiptar për Zëri.info.

"Merkatoja e dimrit është e varfër, por do të tentojmë të bëjmë dy apo tri blerje në pozitat ku mendojmë se kemi çaluar", përfundoi Ardian Nuhiu.

Image

Ndryshe, Drita e Gjilanit e ka mbyllur në vendin e tretë stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës me 31 pikë të tubuara./Zëri.info