Ipponi fenomenal i Distria Krasniqit, himni dhe lartësimi i flamurit të Kosovës në Kinë

Ipponi fenomenal i Distria Krasniqit, himni dhe lartësimi i flamurit të Kosovës në Kinë

Sport December 12, 2019 - 11:45
Detajet

Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në ‘World Jurdo Masters’, në garën që po zhvillohet në Qingdao të Kinës.

Xhudistja nga Kosova është përballur në finale me mongolezen Ganbaatar, raporton Zëri.info.

Krasniqi ka arritur që të triumfojë përballë Ganbaatar në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Xhudistja kosovare, përkundër vështirësive sot, ia doli që me një ippon fenomenal të triumfojë në këtë përballje.

Pas triumfit të Distrias, flamuri i Kosovës u ngrit lart në Kinë.

Flamuri i Kosovës u ngrit përkrah atij të Rusisë, Mongolisë dhe Francës.

Ndryshe, kjo garë është e fundit për këtë vit, derisa Kosova po përfaqësohet nga Distria Krasniqi, Nora dhe Akil Gjakova.

Nora Gjakova u eliminua në rrethin e parë, derisa Akili garon nesër./Zëri.info