Hedhet shorti për Kupën e Kosovës, ndeshje interesante në Prishtinë dhe Skënderaj

Hedhet shorti për Kupën e Kosovës, ndeshje interesante në Prishtinë dhe Skënderaj

Sport December 12, 2019 - 12:08
Detajet

Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës, sot është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Në këtë fazë do të marrin pjesë skuadrat Prishtina, Vushtrria, Drenica, Gjilani, Dukagjini, Ballkani, Liria dhe Feronikeli, raporton Zëri.info.

Prishtina do të luajë në ‘Fadil Vokrri’ në çerekfinale me Vushtrrinë, derisa Gjilani është mysafir i Drenicës në ‘Bajram Aliu’.

Kampioni vjeshtor Ballkani do të luajë si mysafir i Dukagjinit, kurse Liria e pret Feronikelin në ‘Përparim Thaqi’.

Çiftet e plota:

Prishtina - Vushtrria
Drenica - Gjilani
Dukagjini - Ballkani
Liria – Feronikeli./Zëri.info