Infektuar: 15472
Shëruar: 13278
Vdekur: 622
Edhe tifozët e Partizanit kishin një mesazh spektakolar për Kosovën

Edhe tifozët e Partizanit kishin një mesazh spektakolar për Kosovën

Sport December 13, 2019 - 22:53
Detajet

Sonte në Tiranë është zhvilluar derbi i madh shqiptar ndërmjet Partizanit dhe Tiranës që solli fitoren e Tiranës me rezultat 2:1.

Tifozët kanë qenë spektakolar derisa të dyja si ata të partizanit dhe ata të Tiranës sollën mesazhe interesante e shumë prej tyre kishin të bëjnë për Shqipërinë Etnike./

“Kufijtë janë në letër, por zemrat s’kanë kufi, Kosovë e Iliridë bashkë jemi një”, shkruhej në transparentin e shfaqur nga tifozët e Partizanit.

Image

Më pas ishin dhe ata të Tiranës, të cilët në fillimin e pjesë së dytë shpalosën banderolën e tyre.

“Tërbimi i tokës gjakun na zgjoi, lot për kë iku mes nesh më s’qëndroi. Po dhimbja e fortë na dha pakëz liri, sërish e tregoi Kosovën- Shqipni”, shkruhet në baderolën e tifozëve bardheblu.