E thotë legjenda e klubit: Ancelotti do të ishte i përkryer për Arsenalin

E thotë legjenda e klubit: Ancelotti do të ishte i përkryer për Arsenalin

Sport December 15, 2019 - 10:46
Detajet

Legjenda e Arsenalit, Emmanuel Petit thotë se klubi londinez nuk duhet të vonohet kur bëhet fjalë tek emërimi i Carlo Ancelottit si trajner i ardhshëm, transmeton zeri.info 

“Topçinjtë” janë momentalisht pa trajner që prej shkarkimit të Unai Emeryt në muajin e kaluar, derisa trajner i përkohshëm është zgjedhur Freddie Ljungberg.

“Ancelotti do të ishte, momentalisht, përgjigja e përkryer për Arsenalin. Është shumë e rrallë të shohësh një trajner të madh si ai të shkarkohet në mes të sezonit”, ka thënë Petit për “Mirror”.

“Është një rastësi dhe ndonjëherë fati dëshiron të të tregojë rrugën ku duhet të shkosh dhe t’i duhet të jesh i hapur për të”, shtoi ai./Zëri