E papritur, drejtori i klubit italian thotë se kanë bërë ofertë për Ibrahimovicin

E papritur, drejtori i klubit italian thotë se kanë bërë ofertë për Ibrahimovicin

Sport December 15, 2019 - 12:27
Detajet

Drejtori i Monzas, Adriano Galliani ka konfirmuar që kishin shprehur interesim për të nënshkruar me Zlatan Ibrahimovicin, transmeton zeri.info

Galliani ka thënë se i kishte propozuar sulmuesit suedez një kontratë për dy vjet e gjysmë.

“Pasi presidenti Berlusconi më dha mandatin, unë i bëra një propozim Mino Riolas. Agjenti i Ibras më sugjeroi që të flas direkt me Zlatanin. Kështu, unë i propozova kontratë për dy vjet e gjysmë. Unë i thashë: ‘Eja te ne, ti mund të rrish gjashtë muaj në Serie C, pastaj edicionin e ardhshëm ne jemi në Serie B dhe pas dy vjetësh do të jemi në Serie A”, u shpreh Galliani.

Sidoqoftë, Ibrahimovici e refuzoi këtë ofertë./Zëri