Holanda që u ballafaqua me Kosovë, bëhet kampione e Botës

Holanda që u ballafaqua me Kosovë, bëhet kampione e Botës

Sport December 15, 2019 - 16:53
Detajet

Holanda e ka fituar titullin e kampionit të botës në hendboll për femra. Në finale të Botërorit të 24-t, Holanda e mposhti Spanjën me rezultat 30:29, falë një goli nga penalltia në sekondën e fundit. Finalja u luajt të dielën në Kumamoto të Japonisë para 9624 shikuese.

Të kujtojmë që më 1 tetor të vitit 2017, Holanda ishte përballur me Kosovën në në Prishtinë dhe ajo gjeneratë të dielën e siguroi titullin e botës. Lojtarja më e mirë e botërorit në Japoni, Estavana Polman, kishte shënuar 6 gola në Prishtinë. /Zëri.info